Rama: Nuk mundemi ta lëmë Rusinë të fitoj, e ardhme e errët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë të jetë i bashkuar në mobilizimin e të gjitha kapaciteteve dhe forcimit të lidhjeve që mos të lënë të ardhmen, peng të dëshirave të shprenuara të Rusisë, raporton Alfax.
Kryeministri në fjalën e tij hyrëse tha se nuk duhet lënë Rusinë të fitoj luftën ndaj Ukrainës, pasi një rezultat i tillë do të ishte i papërballueshem dhe do të nxiste të ardhme të errët për gjithë botën por sidomos Evropën, shkruan Alfax.
“Nuk mund ta lëmë të ardhmen tonë peng të dëshirave të shfrenuara. Duhet të vazhdojmë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor të qëndrojmë së bashku të mobilizojmë të gjitha kapacitetet dhe burimet tona, të perforcojmë lidhjet tona. Ajo çka na bën bashkë, institucionet organicatat tona që forcon demokracitë tonë, të bëjmë gjithçka që mos ta lëmë agresionin të shpërblehet. Të rezistojmë në mënyrë të përbashkët. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitoj, e Ukrainën të humbas. I tillë rezultat do të ishte i papërballueshëm.”, deklaroi Rama.Alfax.



