Rama “ironizon” Albin Kurtin për t’ia bërë qejfin Ali Ahmetit

Kryeministri Rama, teksa ka folur në foltoren e sallës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, nuk ka lënë pa përmendur edhe akuzat se ai dhe qeveria e tij kanë ndërhyrë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ramës, ai dhe qeveria e tij nuk janë përfshirë në zgjedhjet e fqinjit, por nguroi të vijonte të komentonte këtë çështje, pasi sipas tij, nuk ka asnjë qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, në mënyrë që shqiptarët të shohin vetëm interesin e republikës ku ata jetojnë.
“Pa Ali Ahmetin, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e atij shteti dhe as nuk do të kishin dot një pluralizim demokratik, brenda perimetrit të partive shqiptare, sa t’i lejonin vetes shpërfilljen e rrezikut të mbytjes në lugën e ujit të sherrit për më shumë pushtet, duke e nënvlerësuar mundësinë reale të dobësimit politik të faktorit shqiptar”, tha mes tjerash Rama.



