Raketat iraniane godasin Tel Avivin, plagoset një person

Një sulm i Iranit me raketa goditi sot 9 lokacione në zonën e madhe të Tel Avivit, duke dëmtuar një stacion treni dhe një ndërtesë, sipas mediave izraelite, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se stacioni hekurudhor qendror i Tel Aviv “Savidor” pësoi dëme ndërsa gazeta “Haaretz” raportoi se mbeturinat nga raketat iraniane ranë në 9 lokacione në të gjithë Tel Avivin.

Kanali 12 i Izraelit tha se një person u plagos pasi mbeturinat ranë në disa pjesë të Izraelit qendror.

Ai shtoi se një ndërtesë në Ramat Gan, në lindje të Tel Avivit, u dëmtua në sulm.

Rajoni ka qenë i alarmuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë ajrore më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më tani, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button