Rajoni rus në alarm/ Pas tërmetit shkatërrues, 6 vullkane shpërthejnë njëherësh

Pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë afër 9 ballë që goditi rajonin lindor të Rusisë më 30 korrik, gadishulli i Kamçatkës përballet tani me një tjetër kërcënim natyror – shpërthime vullkanike të njëpasnjëshme. Akademia e Shkencave e Rusisë ka raportuar se gjashtë vullkane janë aktualisht aktive, duke përfshirë një që konsiderohet si më i rrezikshmi në rajon.

Sipas ekspertëve, shpërthimi më i fuqishëm ka lëshuar copëza të hirit vullkanik në një radius prej mbi 10 kilometrash. Për këtë arsye, autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët që të kufizojnë daljet, të shmangin zonat malore dhe të mos mblidhen në hapësira publike për të shmangur rreziqet nga rënia e hirit dhe lëvizjet e tokës.

Tërmeti, më i fuqishmi në 15 vitet e fundit në këtë zonë, nuk shkaktoi viktima, por raportohen dëme të konsiderueshme materiale. Lëkundjet u ndjenë edhe në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, duke ngritur alarmet për cunami në brigjet e Oqeanit Paqësor. Si masë parandaluese, komunitetet bregdetare në zonat e prekura janë mbajtur të evakuuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button