Radev vuri veto ndaj marrëveshjes mes Sofjes dhe Kievit për 100 automjete të blinduara në Ukrainë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, vuri veto ndaj marrëveshjes mes Sofjes dhe Kievit për dërgimin e 100 automjeteve të blinduara në Ukrainë, njoftoi sot zyra e tij.
Kjo marrëveshje, për dërgimin falas të 100 transportuesve të blinduar në Ukrainë, u nënshkrua në gusht nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës dhe u ratifikua nga Parlamenti bullgar më 22 nëntor.
Makinat e blinduara që Sofja synon të dërgojë në Ukrainë janë prodhuar rreth 40 vjet më parë dhe janë shënuar si të vjetruara nga Ministria e Brendshme bullgare.
Radev, megjithatë, pretendon se arma mund të përdoret për të mbrojtur kufirin dhe për të ofruar ndihmë për popullatën në rast fatkeqësish, duke përfshirë zonat e vështira për t’u arritur.
Radev e ktheu ligjin për konfirmimin e kontratës në Parlament, duke deklaruar se deputetët “nuk ishin mjaftueshëm të njoftuar me parametrat specifikë të dhurimit” dhe për këtë arsye nuk mund të vlerësonin objektivisht nëse transportuesit e blinduar janë vërtet të vjetruara.
“Unë udhëhiqem nga besimi se siguria, shëndeti dhe jetët e qytetarëve bullgarë duhet të jenë prioriteti ynë kryesor,” tha Radev.
Parlamenti bullgar mund të refuzojë veton e kreut të shtetit me një votim të ri.



