Radev apelon për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë pa vonesa

Presidenti bullgar, Rumen Radev, theksoi se qasjen e dialogut të ndërtuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, duhet ta ndjekë edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut. Radev u shpreh se të dy institucionet presidenciale kanë treguar që është e mundur të ketë një komunikim konstruktiv dhe të hapur dhe se ato luajnë një rol kyç në promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ai theksoi se çështja shkon përtej përfshirjes së menjëhershme të bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Radev nënvizoi nevojën që Qeveria dhe Parlamenti në Maqedoninë e Veriut të veprojnë shpejtë për zbatimin e dispozitave të përcaktuara në kornizën e negociatave dhe në marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Ai paralajmëroi se vonesat mund të çojnë në humbjen e një kohe të vlefshme për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Më tej, ai deklaroi se nëse drejtuesit e Maqedonisë së Veriut kanë sinqerisht dëshirë për integrim në BE, ata duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara në këto marrëveshje.

Aktualisht, presidenti Radev kryeson delegacionin bullgar në sesionin e 29-të të Konferencës Botërore për Ndryshimet Klimatike, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button