Qyteti i Shkupit: Nxënësit edhe gjatë pushimeve verore do të kenë transport publik falas

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se nga nesër (11.06.2025) transporti publik do të funksionojë sipas orarit veror, përcjell TV21. Bëjnë të ditur se edhe sivjet, nxënësit që plotësojnë kushtet për transport publik falas, do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas edhe gjatë verës.

“E drejta për transport falas gjatë pushimeve është në përputhje me Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në sferën e arsimit të mesëm në vitin 2025, ku ndër të tjera thuhet se nga fillimi i vitit 2025 nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë transportin falas si gjatë pushimeve dimërore ashtu edhe gjatë atyre verore”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button