Qyteti i Gazës është nën valën më të rëndë të sulmeve izraelite që nga fillimi i luftës

Operacioni aktual ushtarak po shkatërron tërësisht blloqe të tëra, ndërsa ende ka familje të ngujuara nën rrënojat e shtëpive të goditura, veçanërisht në lagjen Tal al-Hawa, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Raportet për Al Jazeera konfirmojnë se tre civilë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit që kishte në shënjestër një shtëpi banimi në Tal al-Hawa, pranë Korridorit Netzarim – një drejtim kyç që ushtria izraelite po ndjek për të rrethuar të gjithë qytetin.
“Gjithashtu, po marrim përditësime nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza që konfirmojnë se 36 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm – 19 prej tyre në Qytetin e Gazës”, thotë korrespondenti i Al Jazeera-s, Tareq Abu Azoum.
Po ashtu, imazhe shqetësuese po vijnë nga lagjja Sheikh Radwan, ku dronë izraelitë tip kuadkopter kanë hedhur granata në oborret e strehimoreve të drejtuara nga OKB-ja.