Qytetarët: I gjithë Shkupi është shndërruar në Drislla

Mbeturina nga më të ndryshmet por dhe kontejner të stërmbushur, edhe sot vëreheshin në shumë lagje të Shkupit.

Për të anashkaluar kundërmimin e erës së keqe qytetarët ndërronin rrugë, ndërsa ata që kanë banesat afër kontejnerëve thonë se nuk mund të hapin dritaret nda kundërmimi i erës së keqe. Shtojnë se i gjithë Shkupi është shndërruar në Drislla.

“Fillimisht qyteti i Shkupit e ka këtë por edhe qytetarët kanë faj, shumë keq, të pa ndërgjegjshëm janë. A kanë inspektor këto që marrin rroga, asnjë nuk vjen këtu, 60 kombe vinë këtu natën pas orës 23:00. Drislla këtu është nuk është atje ku duhet, edhe nga era e keqe nuk mund të rrimë në banesën tonë as dritaret s’mund të hapin”, u shpreh një qytetar.

“Kjo është katastrofë, unë kam ardhur nga Gjermania dhe them këtu nuk jetohet, kjo është e tmerrshme, kundërmon ere e keqe, çfarë është kjo nuk e di, cila ndërmarrje duhet ta bëj nuk e di, çfarë është kjo, vjen erë e keqe. Unë kam parë por si kjo gjendje jo. Si e re këtu jetoja por kishte pastërti e çfarë është tani kjo, nuk është normale”, tha një qytetare.

“S’ka asgjë jo, tanët s’kanë në duar asgjë hiç, si të thotë Danella ashtu behët, tatimet i marrin nga administrimin e të ardhurave, tatimet, nëse i vonon menjëherë i ndalin ato 6,000 denarë të ndihmës sociale dhe ta dërgosh letrën tek përmbaruesi. Çfarë të bëjë punëtori kur naftën e ka të caktuar, ai këtu i ka tre kamionë e këtu pesë ndërsa për një muaj 200 litra naftë, çfarë do bëjë me aq naftë”, deklaroi një tjetër qytetar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button