Qytetarët e Maqedonisë janë rekordmen në pirjen e duhanit

Numri i duhanpirësve aktivë në Maqedoni sipas hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) është 45,4 për qind. Vetëm 5 për qind e qytetarëve e kanë lënë me sukses duhanin vitet e fundit. Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë.

– Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata – thonë nga Instituti.
Duhani është një nga rreziqet më të mëdha për çrregullimet shëndetësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button