Qoku: Kulla dhe simboli i korrupsionit të BDI-së dhe të kreut të saj Ali Ahmeti

Kjo kullë në zemër të kryeqytetit të MV është në pronësi të familjes së kreut të BDI-së z. Ali Ahmeti.

Kjo qendër tregtare me vlerë prej rreth 35 milion eurosh iu dhurua para pak vitesh Drin Ahmetit, nipit të liderit të BDI-së.

Drin Ahmeti ka qenë vetëm 24 vjeç, pa asnjë përvojë pune, pa mbulesë financiare, kur iu dhurua kjo kullë 35 milionëshe sepse ai u konsiderua gjeni në menaxhimin e financave.

A ka ofendim e nënçmim më të madh të inteligjencës të një populli, kur ia thua në fytyrë këta argumente?!

Le ta shohin këtë kullë të gjithë anëtarët e papunë të BDI-së, ta shohin të gjithë ata qytetarë që jetojnë ende pa kanalizime, pa ujësjellës, pa rrugë të shtruara.

Ta shohin mirë të gjithë pacientët që dergjen në spitalet me kushte çnjerëzore.

Ta shohin mirë nga larg vatrave të tyre të gjitha ata që u detyruan të ikin për shkak të mjerimit dhe dëshpërimit që krerët e BDI-së të bëjnë pasuri marramendëse nga vuajtjet e tyre, vuajtjet tona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button