QMK: Nëntë zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë zjarre në ambiente të hapura, me ç’rast janë djegur plehra, deponi, kabllo dhe goma, bar i thatë dhe vegjetacion i ulët, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Zjarrfikësit në Shkup intervenuan për shuarjen e deponisë së kapluar nga zjarri në sipërfaqe prej 200 m2 në fshatin Batincë, bar i thatë i djegur në Bardovc.

Në Manastir janë djegur kashtë dhe vegjetacion i ulët nëa fërsi të pompës së benzinës “Pellagonia petrol”, ndërsa në Strumicë janë djegur gjethe dhe panjë si dhe deponia afër f. Bansko.

QMK rajonale Shkup informoi se më 27 dhe 28 shtator në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektimi ajror në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Prej 30.09 deri më 03.10. 2024 ndërkaq do të bëhet dezinsektimi me spërkatje nga toka.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, ai do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit të jenë të përshtatshme në terminin e njejtë. Për shkak të spërkatjes së planifikuar kundër mushkonjave, njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button