QMK: Mbi 2 mijë denoncime në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nuk janë raportuar zjarre në ambiente të jashtme, por vetëm disa ndërhyrje të lehta, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

QMK bën të ditur se Gjevgjelia rreth orës 13.00 është goditur nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu dhe breshër në madhësinë e një arre.

Sipas informatave të Agjencisë për Çështje Hidrometeorologjike (UHMR), në ora 13:00 më së shumti shira  ka pasur në Gjevgjeli, nëntë litra për metër katror.

Furtuna ishte veçanërisht e fortë në Negorci, Mrzenci dhe Bogorodicë.

QKM apelon që të mos digjet bimësia në ajër të hapur, të pastrohen rregullisht sistemet lokale të kanalizimit,  dhe të mos hidhen mbeturina në kanale.

Në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të urgjencës 112 ka pasur gjithsej 2 018 thirrje.

Prej tyre 45,34 për qind kanë qenë thirrje “reale”, dhe 54,66 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve.

61,25 për qind e thirrjeve i janë drejtuar Policisë, 33,95 për qind Urgjencës Mjekësore, 1,11 për qind zjarrfikësve dhe 0,17 për qind e thirrjeve reale në 112.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button