QMK: Gjithsej 28 zjarre në vende të hapura gjatë 24 orëve të fundit, një ende aktiv

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 zjarre në vende të hapura në shtet, prej të cilëve një ende është aktiv, informuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
QMK rajonal Shkup njofton se dje në orën 14:15, në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 ishte pranuar denoncim për zjarr ndërmjet fshatrave Zelenikovë dhe Gradovc në komunën Zelenikovë, ku ishte djegur bimësi e ulët. Brigada Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit nuk ka mundur të intervenojë për shkak të terenit të pakapshëm për automjetet e tyre. Nga QRMK në Shkup ishin njoftuar NP “Pyjet nacionale” – filiali “Karaxhicë” Shkup, Komuna Zelenikovë dhe DMSH Shkup”, bëhet e ditur në kumtesën e QMK-së.
“QRMK Shkup shënoi pesë, gjegjësisht katër zjarre të shuara, QRMK Ohër dy, QRMK Veles dhe QRMK Shtip nga një, QRMK Manastir gjashtë, QRMK Tetovë pesë, përderisa QRMK Kumanovë shënon tetë zjarre të shuara në vend të hapur”, bëhet e ditur në kumtesë.
QMK bën thirrje që të mos digjet bimësia në vende të hapura, ndërsa paraqitja e zjarreve sa më shpejtë të denoncohet në Numrin e vetëm për thirrje për raste urgjente 112 në QMK, si dhe rastet e tjera urgjente veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.
Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1 852 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave thirrje “reale” ishin 37,74 për qind, ndërsa 62,26 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.
Në polici ishin dërguar 54,65 për qind thirrje, në ndihmën mjekësore urgjente 34,03 për qind, ndërsa te zjarrfikësit 9,30 për qind nga thirrjet reale në 112 në QMK.



