Qindra pjesëtarë të ushtrisë izraelite hartojnë një letër ku kërkojnë fundin e “luftës imorale në Gaza”

Qindra oficerë aktivë dhe rezervistë të ushtrisë izraelite kanë përgatitur një letër të hapur, duke i kërkuar qeverisë dhe udhëheqjes ushtarake izraelite të ndalojnë gjenocidin në Gaza, duke e etiketuar atë si luftë politike që “nuk i shërben sigurisë kombëtare të Izraelit dhe për këtë arsye është imorale”, sipas një lajmi të gazetës izraelite Haaretz, transmeton Anadolu.

Letra, e cila ka mbledhur afërsisht 1.200 nënshkrime nga rezervistë dhe oficerë aktivë në njësi të ndryshme ushtarake, kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive dhe kthimin e sigurt të të gjithë pengjeve.

“Ne, rezervistë dhe komandatë dhe të IDF-së (ushtrisë) – ish- dhe të tanishëm – kërkojmë që qeveria dhe shefi i shtabit (Eyal Zamir) të ndalojnë luftën politike në Gaza dhe të kthejnë menjëherë të gjithë pengjet”, thuhet në letër, siç raportohet nga Haaretz.

“Vazhdimi i luftës shkon kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të publikut, do të rezultojë në vdekjen e pengjeve, ushtarëve të IDF-së dhe civilëve të pafajshëm, dhe madje mund të çojë në kryerjen e krimeve të luftës”, paralajmërohet në letër.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi letrën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button