Qindra kolonë ekstremistë bastisin Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite

Qindra kolonë izraelitë bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nën mbrojtjen e policisë dhe nën udhëheqjen e rabinit dhe politikanit ekstremist Yehuda Glick.
Një zyrtar nga Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, tha në kushte anonimiteti për Anadolu se 349 izraelitë ekstremistë, uzurpues të tokave palestineze, bastisën Al-Aksanë nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Izraelitët e bastisën xhaminë në grupe nga Porta Magharib në murin perëndimor të Al-Aksasë.
Pamjet e shpërndara nga aktivistët në mediat sociale tregojnë izraelitë duke kryer rituale fetare në anën lindore të kompleksit.
Grupet izraelite të krahut të djathtë kanë bërë thirrje për bastisje në Xhaminë Al-Aksa në 77-vjetorin e themelimit të shtetit pushtues të Izraelit.
Palestinezët e quajnë zinxhirin e ngjarjeve në vitin 1948, kur u themelua Izraeli dhe qindra mijëra bashkatdhetarë të tyre u dëbuan nga tokat e tyre, si Katastrofa e Madhe (Nekba).
Autoriteti i Vakëfeve, i cili vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve Islame dhe Vendeve të Shenjta, i quan bastisje hyrjet paligjshme të kolonëve izraelitë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.