Qindra deputetë britanikë kërkojnë njohjen e shtetit palestinez

Një grup prej 221 parlamentarësh britanikë kanë nënshkruar një letër drejtuar kryeministrit Keir Starmer, duke i kërkuar njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës.

Letra, e ndarë në rrjetin X nga deputetja laburiste Sarah Champion, i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë këtë hap përpara një konference të OKB-së në Nju Jork më 28–29 korrik.

“Ne presim që rezultat i kësaj konference të jetë që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të paraqesë kur dhe si do ta realizojë angazhimin e saj të kahershëm për zgjidhjen me dy shtete; si dhe si do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për ta bërë këtë realitet,” thuhet në letrën e nënshkruar nga deputetë të nëntë partive të ndryshme.

Letra thekson më tej se:

“Njohja nga Britania e Madhe do të kishte një ndikim të madh, për shkak të lidhjeve tona historike dhe anëtarësisë sonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prandaj ju bëjmë thirrje ta ndërmerrni këtë hap”.

Një ditë më parë, edhe presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca do ta njohë shtetin palestinez, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga zyrtarët izraelitë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button