Qeveria shqiptare nis kufizimet për përdorimin e parave kesh, detyron bizneset të pajisen me POS

Ndryshimet e miratuara në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” parashikojnë masa të reja për kufizimin e përdorimit të parasë në dorë, formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës në transaksionet ekonomike.
Mes masave kryesore përfshihet detyrimi me pajisjen me terminale pagesash elektronike (POS) për bizneset, si dhe shtrëngimi i rregullave për pagesat kesh.
Sipas ligjit të ri, kufiri i lejuar për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve ulet nga 150 euro (150 mijë lekë) në 100 euro (100 mijë lekë). Masa synon rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve dhe reduktimin e evazionit fiskal përmes nxitjes së përdorimit të pagesave bankare dhe elektronike.
Njëkohësisht, vendoset kufizim edhe për transaksionet kesh mes individëve, personave të vetëpunësuar dhe tregtarët, kur vlera e transaksionit tejkalon 500 euro (500 mijë lekë). Ky kufizim synon ta ulë qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal.
Politikat për nxitjen e pagesave elektronike synojnë edhe detyrimin për pajisjen me terminale “POS” në pikat e shitjes për tatimpaguesit që kryejnë veprimtari ekonomike me pagesa në para në dorë, sipas afateve të përcaktuara.
Sipas Ministrisë së Financave, ky detyrim duhet të përmbushet deri më 30 maj 2026 nga bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe transportit, ndërsa për të gjitha bizneset e tjera afati përfundimtar është 31 dhjetori 2026.
Ligji përfshin gjithashtu përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit ose pagesës së detyrimeve lidhet me zbatimin e akteve ligjore apo nënligjore me efekte prapavepruese, ose me vendime gjyqësore të formës së prerë.
Po ashtu, ndryshimet edhe vendosjen e sanksioneve administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softuerëve të pajisjeve fiskale, në rast refuzimi të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim forcimin e kontrollit dhe funksionimit të sistemit të fiskalizimit.
Po ashtu, konsistojnë në sanksione administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softuerëve të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë gjatë proceseve të verifikimit dhe kontrollit të pajisjeve fiskale të konfiskuara dhe forcimin e funksionimit të sistemit të fiskalizimit.
Qeveria u njeh gjithashtu tatimpaguesve individë të drejtën për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda gjashtë muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime, ndërsa afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara reduktohet nga 36 muaj në 24 muaj, në funksion të rritjes së korrektësisë dhe vetëdeklarimit të të ardhurave. /TRT World/



