Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi emërimin e nëntë ambasadorëve të rinj

Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi emërimin e nëntë ambasadorëve të rinj, të cilët në periudhën e ardhshme pritet të marrin zyrtarisht detyrën. Bëhet fjalë për kuadro nga sektori joqeveritar, diplomatë me përvojë nga MPJ-ja, si dhe një ish-ministër, njoftoi TV24.
Sipas informacioneve, Orhan Murtezani është propozuar për ambasador në NATO, ndërsa Ilina Mangova do ta përfaqësojë shtetin në Mbretërinë e Bashkuar, me seli në Londër.
Linda Saljieska Iljazovska është kandidate për ambasadore në Hagë, Krum Efremov është paraparë për ambasador në Bullgari, ndërsa Gabriel Atanasov do ta marrë funksionin në Rumani.
Vele Trpevski shkon si ambasador në Tiranë, Andrijana Cvetkoviq në Tokio, Dimitar Blazhevski në Kiev, ndërsa Fadil Zendeli në Kopenhagë.



