Qeveria në Gaza: Në sulmet e Izraelit janë vrarë 239 gazetarë

Qeveria palestineze në Gaza njoftoi se numri i gazetarëve të vrarë nga Izraeli në Rripin e Gazës ku vazhdon gjenocidi, ka arritur në 239 që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Zyra e medias e qeverisë përmes një deklarate me shkrim dha informacion në lidhje me gazetarët e vrarë në sulmet izraelite në Gaza.

Në deklaratën ku thuhet se në sulmin e ushtrisë izraelite është vrarë gazetari Islam Ali al-Koumi bëhet e ditur se “Numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit është rritur në 239”.

“Izraeli shënjestron në mënyrë sistematike gazetarët dhe anëtarët e mediave palestineze”, theksohet në deklaratën ku Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Unionit të Gazetarëve Arabë dhe të gjitha organizatave mediatike në mbarë botën u kërkohet të dënojnë “sulmet e paramenduara” të Izraelit.

Po ashtu u bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave përkatëse “të sjellin krimet e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare, t’i sjellin autorët para drejtësisë dhe të ushtrojnë presion serioz dhe efektiv për mbrojtjen e gazetarëve dhe përfundimin e gjenocidit”.

Gazetari Islam Ali al-Koumi u vra dje në një sulm të ushtrisë izraelite në lagjen Sabra në jug të qytetit të Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button