Qeveria më 19 shtator do të prezantojë propozimin për zhbllokimin e eurointegrimeve
Kryeministri Hristijan Mickoski do udhëtojë më 19 shtator për në Bruksel, ku do të prezantojë propozimin qeveritar për zhbllokimin e eurointegrimeve të vendit.
Në konferencën e sotme për media, Mickoskit tha se, tani është një periudhë ku nuk mund të ndodhë asgjë në negociatat me Bullgarinë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale politike në shtetin fqinj. Kryeministri pret që pas formimit të qeverisë në Bullgari, të ndryshojë situata në raportet mes dy vendeve, por po ashtu thotë se Brukseli duhet të dëshmojë vullnet politik për zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë me vendin.
Ndërkaq, para vizitës së kryeministrit në Bruksel, më 13 shtator është paralajmëruar se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova do të takojë homologun e tij bullgar, Rumen Radev. Në këtë takim nuk është paralajmëruar se do të bisedohet për çështje thelbësore por do të ketë më tepër për qëllim, relaksimin e atmosferës në raportet mes dy vendeve.