Qeveria emëroi të besueshmit për Gostivar dhe Vrapçisht, ja emrat!

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë caktuar emrat e personave të cilët do të drejtojnë komunat në të cilat u dështua arritja e cenzusit në zgjedhjet lokale.
Qeveria ka vendosur që postin e të besueshmit në Gostivar ta emërtojë Fadil Xhelilin, ndërkaq për në Komunën e Vrapçishtit Qeveria ka vendosur që të emërtojë të besueshëm të sajë, Bujamin Kadriun.
Zgjedhjet e përsëritura në Komunat në të cilat nuk u arrit cenzusi janë nënshkruar nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe të njejtat do të mbahen më 11 janar.
Kujtojmë, në zgjedhjet e 11 janarit partitë do të kenë të drejtë të ndryshojnë edhe emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Kësisoj, VLEN pritet të mos garoj me Memet Seferin në Vrapçishtë dhe Sebaedin Dautin në Gostivar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button