Qeveria e Maltës: Të gjithë në bordin e anijes së ndihmës për Gazën janë të sigurt

Personat në një flotilë ndihmash për Gazën, e cila u godit nga dronë në ujërat ndërkombëtare pranë Maltës gjatë natës, janë “konfirmuar të sigurt”, sipas qeverisë malteze.

“Anija kishte 12 anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë civilë; nuk ka të raportuar viktima,” thuhet në një deklaratë, duke shtuar se një rimorkiator i afërt ishte drejtuar për të ndihmuar anijen.

“Rimorkiatori mbërriti në vendngjarje dhe filloi operacionet për shuarjen e zjarrit. Deri në orën 1:28 të mëngjesit (23:28 GMT të enjten), zjarri u raportua nën kontroll. Një anije patrullimi e Forcave të Armatosura të Maltës u dërgua gjithashtu për të ofruar ndihmë shtesë,” tha qeveria.

“Deri në orën 2:13 të mëngjesit, të gjithë anëtarët e ekuipazhit u konfirmuan të sigurt, por refuzuan të hipnin në rimorkiator (…) Anija mbetet jashtë ujërave territoriale dhe po monitorohet nga autoritetet përkatëse,” përfundon deklarata. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button