Qeveria: E kemi zgjidhur problemin me pasaportat dhe dokumentet personale

Qeveria bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjidhur problemin me ngecjen e lëshimit të pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale. Nëse kohë më parë u është dashur të presin disa muaj, sot, pohon Qeveria, dokumentet personale janë nxjerrë brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.

“Problemi i trashëguar nga qeveria e kaluar u zgjidh në vetëm 4 muaj. Riorganizimi që u bë dhe ripajisja e personelit kontribuoi në arritjen e numrit të pasaportave dhe dokumenteve personale që tani lëshohen brenda periudhës së rregullt. Jo më turma dhe shtyrje para sporteleve. Deri më tani janë dhënë 750 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues. Apelojmë tek qytetarët që ta shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për ta përmbushur obligimin me kohë”, njoftoi Qeveria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button