Qeveria e Gazës paralajmëron: 40,000 foshnja janë në rrezik vdekjeje brenda pak ditësh

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës ka dhënë një paralajmërim të fortë për një “katastrofë humanitare të paprecedentë dhe të afërt” që po kryhet nga Izraeli, duke deklaruar se 100,000 fëmijë nën moshën dy vjeç, përfshirë 40,000 foshnja, janë në rrezik vdekjeje brenda pak ditësh.
Sipas deklaratës, kjo vjen si pasojë e “mungesës së plotë të qumështit për foshnja dhe suplementeve ushqimore, si dhe mbylljes së vazhdueshme të pikave kufitare dhe ndalimit të hyrjes së furnizimeve më bazike”.
“Jemi përballë një vrasjeje masive të qëllimshme dhe të parashikuar, e cila po kryhet ngadalë ndaj foshnjave, nënat e të cilave kanë ditë që i ushqejnë me ujë në vend të qumështit, si pasojë e politikës së urisë dhe shfarosjes që ndjek pushtimi ‘izraelit’,” thuhet në deklaratë. /Al Jazeera/