Qeveria do të shqyrtojë draft-propozimin bullgar për hekurudhën e Korridorit 8

Qeveria në seancën e djeshme miratoi tekstin e draft-marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe përdorimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, të paraqitur nga Bullgaria.

Siç njoftoi Ministria e Transportit, propozimi do të shqyrtohet në periudhën e ardhshme nga Grupi i Punës, për formimin e të cilit është vendosur dhe në të cilin do të marrin pjesë Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave dhe Siniša Ivanovski, drejtor i NP Hekurudhat e RMV-Infrastruktura, i cili në periudhën e ardhshme do të punojë për shqyrtimin e propozimit.

Në njoftim theksohet se “Qeveria është e përkushtuar fuqishëm për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, duke përfshirë edhe Korridorin 8”.

“Në këtë drejtim, ndërtimi i Korridorit 8 është një projekt strategjik që po merr vëmendje të madhe dhe po ndërmerren aktivitete si pjesë e prioriteteve për përfundimin e tij. Qëllimi i Qeverisë është të vazhdojë ndërtimin e pjesës lindore të korridorit hekurudhor 8 dhe lidhjen e tij me Bullgarinë përmes Ministrisë së Transportit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“U konfirmuan qëndrimet e Qeverisë – që hekurudha të jetë funksionale dhe që Korridori 8 të ketë kuptim dhe të plotësojë nevojat për të cilat është parashikuar, duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin me Bullgarinë dhe ndërtimi i tunelit të realizohet bashkërisht”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button