Qendra kthimi për emigrantët e paligjshëm, BE finalizon planin!
Bashkimi Europian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, e pohuar kjo nga kryeministri suedez, Ulf Kristersson.
Deklarata erdhi pas takimit që Kristersson zhvilloi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer, edhe ai një konservator që gjithashtu kërkon nga BE-ja shtimin e përpjekjeve për luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Krerët e bllokut e kanë pohuar që në muajin tetor se janë duke shqyrtuar një skemë e cila të kujton marrëveshjen mes Shqipërisë e Italisë, e që sipas të cilës, emigrantët të nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE, të dërgohen nëpër disa qendra që konsiderohen të sigurta jashtë territorit të unionit.
Kristersson rrëfeu se e ka diskutuar skemën me Komisionerin e Emigrimit, Magnus Brunner, i cili e ka siguruar që propozimi do të finalizohet në këtë pranverë.
“Ekziston një lloj momenti tani për avancimin e kësaj nisme. Me Austrinë, ndajmë dëshirën që të veprojmë jashtë kornizave, dhe të mos terhiqemi e të themi se gjërat janë shumë të komplikuara. Këto cështje duan zgjidhje, e jo vetëm diskutime”, tha ai.
Nehammer nga ana e tij e përgëzoi kryeministrin suedez që po e mban çështjen e emigracionit lart në agjendën e BE-së. Kancelari austriaku theksoi se qeveritë që kanë shprehur shqetësim kanë arritur “të ndryshojnë plotësisht” diskutimin rreth emigrimit, në mënyrë që shtetet pa kufij të jashtëm të BE-së, si Austria, të jenë më të përfshira në debatet mbi këtë temë.
“Vetëm kur e kuptojmë që problemikërkon zgjidhje të përbashkët, atëherë e kemi mundësinë që të shënojmë përparim”, ishte komenti i tij.