Qeliza e re e karburantit mund të mbajë tre herë më shumë energji sesa bateritë me litium-jon

Studiuesit në SHBA po punojnë në një qelizë karburanti që mund të mbajë tre herë më shumë energji për njësi peshe krahasuar me bateritë litium-jon të përdorura në automjetet elektrike, transmeton Anadolu.
Një hulumtim i zhvilluar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT) prodhoi një prototip të qelizës së karburantit me performancë të lartë. Në eksperimentet e kryera me prototipin, studiuesit zbuluan se qeliza e karburantit mund të mbajë tre herë më shumë energji për njësi peshe krahasuar me bateritë litium-jon të përdorura në pothuajse të gjitha automjetet elektrike.
Qeliza e karburantit, e cila prodhon energji elektrike përmes një reaksioni elektro-kimik, mund të rimbushet shpejt me karburant. Një pjesë tjetër e pajisjes përmban ajër të zakonshëm, i cili përdoret si burim i atomeve të oksigjenit ndërsa një elektrodë brenda pajisjes lejon që natriumi të reagojë kimikisht me oksigjenin dhe të prodhojë energji elektrike.
Në testet, u prodhuan afërsisht 1.700 vat-orë energji për kilogram, që korrespondon me më shumë se 1.000 vat-orë në të gjithë sistemin.
Studiuesit sugjeruan se emetimet nga oksidi i natriumit të lëshuara gjatë funksionimit të pajisjes do të thithin dioksidin e karbonit në atmosferë dhe deklaruan se komponimet do të kombinohen shpejt me lagështinë në ajër për të formuar hidroksid natriumi, i cili më pas do të kombinohet lehtësisht me dioksidin e karbonit për të formuar karbonat natriumi, një substancë e ngurtë.
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Joule”.