“Putin pranon garanci sigurie për Ukrainën”, Trump: Europa do të mbajë një pjesë të madhe të barrës

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin ka pranuar garanci sigurie për Ukrainën.

“Besoj se Presidenti Putin ka rënë dakord që Rusia të pranojë garanci sigurie për Ukrainën,” tha Trump.

Ai shtoi se “shtetet evropiane do të mbajnë një pjesë të madhe të barrës.
Ne do t’i ndihmojmë dhe do ta bëjmë këtë shumë të sigurt.”

Trump po ashtu bëri me dije se një nga pikat që do të diskutojë me liderët gjatë takimit në Uashington është “kush do të bëjë çfarë”.

Megjithatë, ai shtoi: “Duhet të diskutojmë gjithashtu mundësinë e shkëmbimeve territoriale.”

Presidenti amerikan ripërsëriti gjithashtu qëllimin e tij për të organizuar një takim trilateral mes tij, Zelensky-t dhe Putinit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button