Putin: Pas sulmit terroristët po lëviznin drejt Ukrainës

24 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare në Rusi për shkak të sulmit terrorist që mori jetën e më shumë se 115 njerëzve dje në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se terroristët pas sulmit po shkonin në Ukrainë pë rt’u strehuar.

“Të gjithë ata që qëlluan dhe vranë njerëz u gjetën dhe u ndaluan; ata po lëviznin drejt Ukrainës. Në anën ukrainase, ishte përgatitur një “dritare” që terroristët të kalonin kufirin. Ne do t’i gjejmë dhe ndëshkojmë të gjithë ata që janë përgjegjës”, deklaroi Putin.

Sulmuesit hyrën në sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës mbrëmë vonë dhe hapën zjarr duke vrarë të paktën 115 njerëz, duke plagosur më shumë se 145 të tjerë dhe duke i vënë zjarrin vendit të ngjarjes. Pjesë të ndërtesës u shembën, duke komplikuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button