Putin: Moska mbetet mik besnik dhe partner i besueshëm i Teheranit

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar udhëheqësit iranianë me rastin e Nowruz-it dhe ka deklaruar se Moska mbetet një mike besnike dhe partnere e besueshme për Teheranin, sipas Kremlinit.
“Vladimir Putin i uroi popullit iranian të përballojë me dinjitet sprovat e vështira dhe theksoi se në këtë kohë të vështirë Moska mbetet një mike besnike dhe partnere e besueshme e Teheranit,” thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Rusia thotë se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit e kanë shtyrë të gjithë Lindjen e Mesme drejt humnerës dhe kanë shkaktuar një krizë të madhe globale energjetike, ndërsa vrasjen e Liderit Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, e ka cilësuar si një vrasje “cinike”. /Al Jazeera/



