Putin këmbëngul për të marrë kontrollin e 4 rajoneve ukrainase për t’i dhënë fund luftës

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë që Rusia duhet të marrë kontrollin e katër rajoneve të Ukrainës që nuk i ka pushtuar plotësisht, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

“Bloomberg” raporton këtë, duke cituar burime, sipas të cilave, Steve Ëitkoff, i dërguari i Donald Trump, u përpoq ta bindte Putinin të ndalonte luftimet përgjatë vijave aktuale të frontit gjatë takimit të tyre të fundit. Megjithatë, udhëheqësi i Kremlinit mbeti i vendosur në qëndrimin e tij.

Ndërkohë, ish-presidenti dhe zëvendës sekretari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev, deklaroi: “Në vitet e para pas-sovjetike ne u besonim shumë atyre që nuk duheshin besuar fare, që nuk e meritonin besimin tonë, si Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore, duke përfshirë vendet më të mëdha, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button