PTHP : Mos e keqpërdorni Onkologjinë për politikë

Tashmë dy ditë me radhë ministri i shëndetësisë i bën thirrje prokurorisë që të dalin me emra dhe mbiemra për aferën në Klinikën e Onkologjisë, pasi siç tha ai, çështja lë një njollë të zezë në të gjithë sistemin shëndetësor dhe e gjithë barra bie mbi kurrizin e të gjithë punonjësve të klinikës, raporton Tv24, transmeton Alfax.

“Është koha që prokuroria të dalë me emrin dhe mbiemrin e duhur se ky kostum mua, kjo kravatë po më mbyt, sot ndihem më mirë këtu, sepse i përkas mantelit të bardhë dhe nuk preferoj të jem politikan. Jam mjek dhe do të mbetem mjek.”- thotë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për rastin e Onkologjisë Rashela Mizrahi, nga ana tjetër, ka kërkuar nga deputetët që të shtyjnë edhe një muaj afatin e punës së Komisionit Hetimor, për shkak të, siç tha ajo, informacioneve të reja që kanë të bëjnë me klinikën dhe nevojës për të dëgjuar ekspertë dhe zyrtarë.

“Në procesin e marrjes në pyetje të këtyre personave, për Komisionin Hetimor dolën fakte dhe rrethana të reja dhe të rëndësishme, të cilat mund të kontribuojnë në konstatimin përfundimtar të shkeljes së dispozitave kushtetuese dhe ligjore si bazë për përcaktimin e përgjegjësisë politike”, thotë Mizrahi.

Prokurorët publikë punojnë me themel dhe me përgjegjësi, duke respektuar të gjitha afatet ligjore, u përgjigj prokuroria.

– Prokuroria Publike zhvillon procedurë para hetimore dhe nuk vepron sipas kërkesave të personave të tjerë. Informacioni që shpërndahet me opinionin është deri në atë masë që nuk do të dëmtojë procedurën. – thonë nga Prokuroria Themelore.

Hetimi paraprak në prokurori ka nisur prej dy muajsh. E teksa politikanët dhe prokuroria i bëjnë thirrje njëri-tjetrit, Klinika tashmë ka paralajmëruar se shteti duhet të rrisë buxhetin për blerjen e terapisë biologjike në mënyrë që të mos ndodhë më që pacientët të kenë ndërprerje në mjekim dhe që Ministria e Financës të miratojë urgjentisht punësimin e personelit mjekësor shtesë sepse klinika nuk mund të plotësojë nevojat e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë për t’u mjekuar aty.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button