PTHP: Dy persona nga Bërvenica të dyshuar për tregti ilegale me kokainë

Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër dy banorëve të Bërvenicës sot solli Prokuroria Themelore Publike Tetovë për të cilët ekziston dyshim se kanë qenë nashkëkryerës në veprën penale prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorë, njofton Portalb.mk.
Siç kumtoi Prokuroria Themelore Publike, më 4 tetor të vitit 2025, rreth orës 2 pas mesnate, të dyshuarit kanë transportuar gjithsej 110,31 gramë drogë narkotike kokainë.
“Automobilin e tyre BMW policia e ka vërejtur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të qarkores për në Bërvenicë, dhe për shkak se kanë lëvizur në mënyrë jostabile, me lëvizje cik-cak, nëpunësit policorë u kanë dhënë sinjal të ndalen. Kur janë ndalur, njëri i dyshuar ka tentuar nga ulësja e bashkëshoferit të hedhë një qese me drogë, por policët e kanë penguar këtë veprim të tij. Përveç drogës, tek të dyshuarit është gjetur edhe peshore digjitale me gjurmë nga kokaina dhe shumë më të madhe parash, gjegjësisht 206.000 denarë dhe 1150 euro, të cilat për shkak të dyshimit se burojnë nga shitje ilegale e drogës përkohësisht janë konfiskuar”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.
Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë ka dorëzuar propozim për caktim të masës paraburgim për njërin të dyshuar, ndërsa për tjetrin janë propozuar masa kujdesi.