Pse Xabi Alonso nuk po e aktivizon Rodrygon si titullar? – Ja çfarë thotë trajneri i Realit

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes në Kupën e Botës për Klube ndaj Salzburgut, ku u ndal veçanërisht te mungesa e Rodrygos në formacionin titullar në ndeshjen e fundit.
I pyetur për vendimin e tij, Alonso tha se nuk ka asgjë personale dhe se braziliani është në gjendje të mirë.
“E shoh Rodrygon në formë të mirë. Ai ishte në stol për një vendim teknik,” u shpreh ai.
Pavarësisht mungesës në formacionin startues, trajneri spanjoll theksoi se sulmuesi brazilian mbetet pjesë kyçe e planeve të tij.
“Rodrygo është i veçantë dhe do të na duhet në Kupën e Botës për Klube,” shtoi ai.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar për një interesim të Arsenalit për Rodrygon gjatë afatit kalimtar të verës, megjithatë deri tani nuk ka asnjë marrëveshje mes klubeve.
Alonso e mbylli deklaratën duke shprehur besimin e plotë te lojtari i tij, pavarësisht vendimeve taktike të fundit.
“Besoj tek lojtari pavarësisht zgjedhjeve të fundit taktike,” përfundoi trajneri i Real Madridit.