PS e Ramës dhe dhe PD e Berishës shpallin veten aleate të Izraelit

Qeveria shqiptare e drejtuar nga PS, në bashkëpunim me partinë opozitare PD, më në fund e gjejnë gjuhën e përbashkët: të dyja palët në shërbim të shteti gjenocidial të Izraelit.

Lexoni lajmin dhe gjykojeni vetë:

Shqipëria është bërë kombi i 64-t që i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit dhe vendi është gati të lançojë Grupin e Aleatëve të Izraelit në Parlamentin e Shqipërisë në Tiranë të hënën.

Grupi i ri parlamentar do të punojë krah për krah me koalicionin ndërkombëtar të grupeve parlamentare pro-Izraelit për të çuar përpara “diplomacinë e bazuar në besim”, duke forcuar njëkohësisht mbështetjen për Izraelin.

I kryesuar nga Romina Kuko e Partisë Socialiste dhe Gazmend Bardhi i Partisë Demokratike, ky grup parlamentar shënon një iniciativë të rrallë ndërpartiake që pasqyron historinë e gjatë të mbështetjes së Shqipërisë për popullin hebre dhe Izraelin.

Por kjo nuk është mbështëtje për popullin hebre, si dje kur ky popull ishte nën shënjestër naziste për t’u shfarosur; kjo është mbështetje, maksimalisht e turpshme, për një shtet të shndërruar në nazist, i cili prej dekadash u merr tokat britanilisht palestinezëve, me një pushtim të qartë, duke u marrë pronat dhe jetën, me akte të pastra gjenocidale.

Politika shqiptare, që prej krijimit të shtetit shqiptar, njihet për aspekte të turpshme, ku veçon paaftësia dhe amoraliteti karshi vendit dhe popullit të vet, por turp mbi turp është të pozicionuarit e saj si puthadore e Izraelit, tashmë dhe në unison partiak, mu në kohën kur një turp botëror po ravijëzohet prej shtetit më të paturpshëm në histori.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button