Protestuesit pro-palestinezë bllokuan kolonën e Bajdenit në Uashington

Qindra protestues pro-palestinezë të mbledhur në Uashington, bllokuan rrugën për në Kongres ku presidenti i SHBA-së, Xho Bajden do të mbajë fjalim dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza, transmeton Anadolu.

“Avenue Pennsylvania”, rrugën të cilën presidenti amerikan Bajden do ta përdorë për të shkuar në Kongres, u mbyll për trafikun nga qindra protestues.

Demonstruesit pro-palestinezë mbajtën protestë ulur në rrugë, duke mbajtur flamuj gjigantë palestinezë dhe duke brohoritur parulla për armëpushim urgjent në Gaza.

Mediat amerikane raportuan se fjalimi i Bajdenit në Kongres, i cili pritet të nisë në orën 21:00 me orën lindore të SHBA-së, mund të vonohet për një kohë për shkak të protestës.

Ndërkohë që policia po ndërhyn ndaj protestuesve, pritet që të ndalojë shumë prej tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button