Protestë në Shkup kundër gjenocidit izraelit në Gaza

Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë paqësore për të shprehur solidaritetin me popullin palestinez dhe viktimat në Gaza.

Tubimi, i organizuar nga të rinj aktivistë, u shoqërua me thirrjen kryesore “Heshtja është bashkëfajësi”, duke dënuar gjenocidin dhe duke kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare. Protestuesit theksuan se në Gaza nuk po zhvillohet një “konflikt”, por po kryhet një krim, ndërsa heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj tij përbën bashkëpërgjegjësi.

“Ne nuk jemi këtu për spektakël, por për të dhënë dëshmi. Ne jemi në krah të viktimës, jo të xhelatit,” u dëgjua mes brohoritjeve “Liri për Palestinën” dhe “Zëri ynë është me Gazën”.

Protestuesit pranuan se pankartat nuk mund të ndalin një ushtri të tërë, por mund të zgjojnë ndërgjegjen botërore dhe të bëhen zëri i atyre që janë privuar nga e drejta për të folur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button