Protestë e pazakontë me “kefije” në Kapadokya kundër gjenocidit në Gaza
Nëpërmjet balonave të famshme të Kapadokyas, zonës së njohur turistike të Türkiyes, u organizua një protestë simbolike kundër gjenocidit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Në balonat me ajër të nxehtë u vendosën “kefije”, shalli i njohur që simbolizon lirinë dhe kauzën palestineze, në shenjë proteste kundër gjenocidit izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, i cili ka hyrë në vitin e tij të dytë.
Balonat me “kefije” u përgatitën dhe fluturuan në qiejt e Kapadokyas nga Fondacioni i Kulturës dhe Qytetërimit (KÜME).
Ndryshe, mbi 44 mijë palestinezë janë vrarë në sulmet brutale të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Izraeli po përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij enklavën palestineze.
Ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit ka shkaktuar reagime të shumta dhe protesta në mbarë globin, me thirrje për t’i dhënë fund ofensivës izraelite që krahas viktimave civile, ka shkatërruar pjesën më të madhe të infrastrukturës në Gaza.