Protestat për tragjedinë e Tempit, kryeministri grek riformaton qeverinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis riformatoi të premten kabinetin e tij ndërsa qeveria e qendrës së djathtë po përballet me zemërimin publik në lidhje me tragjedinë e dy viteve më parë ku 57 persona, shumë prej të cilëve studentë humbën jetën pas përplasjes së dy trenave pranë qytezës së Tempe, në qendër të vendit.

Kostis Hatzidakis, i cili ka qenë ministër i Financave, është emëruar zëvendëskryeministër  duke marrë përsipër një rol mbiqkyrës në projektet madhore qeveritare.

Në vend të tij si ministër Financash është emëruar Kyriakos Pierrakakis, i cili ishte më parë ministër Arsimi.

Sofia Zacharaki do të drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Domna Michailidou atë të Kohezionit Social dhe Familjes.

Christos Staikouras është larguar nga posti i ministrit të Transporteve për t’u zëvendësuar nga Christos Dimas, ish-zëvendësministër i Financave.
Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale, Konstantinos Kyranakis është emëruar zëvendësministër Përgjegjës për Mbikqyrjen e Reformave Hekurudhore.

Vassilis Kikilias është emëruar si ministër i ri i Navigimit Detar dhe detyrën e tij për drejtimin e Ministrinë për Krizën Klimatike dhe Mbrojtjen Civile e ka marrë Ioannis Kefalogiannis, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes.

Theodoros Skylakakis nuk do të jetë më Ministër i Mjedisit dhe Energjisë. Në këtë detyrë është emëruar Stavros Papastavrou.

Ish-ministri i shtetit Makis Voridis do të jetë ministër për Migracionin.

Kabineti i ri pritet të betohet paraditen e së shtunës. Ndryshimet në qeveri u njoftuan pak javë pasi qindra e mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Tempes.
Kjo ishte edhe protesta më masive e mbajtur në vend gjatë viteve të fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button