Protestat për rritjen e taksave në Kenia, policia vret 5 protestues dhe plagos dhjetëra të tjerë

Një tragjedi e rëndë kë ndodhur në Kenia, ku si pasojë e goditjeve me armë zjarri nga ana e policisë, kanë mbetur të vdekur 5 protestues dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Shkak janë bërë protestat e shumta të kenianëve si pasojë e miratimit të legjislacionit për rritjen e taksave. Skenat kaotike të protestuesve kanë kapluar edhe ndërtesën e parlamentit të Kenias, ku protestuesit janë futur brenda sallës, ku kanë mundur të konfliktohen me punonjësit dhe disa nga deputetët e pranishëm në sallë. Policia qëlloi me armë vdekjeprurëse pasi gazi lotsjellës nuk arriti të shpërndante turmat.

Assosiated Press, raporton se, pasi ligjvënësit votuan projektligjin për rritjen e taksave, u larguan përmes një tuneli. Ndërkohë protestuesit lejuan ligjvënësit e opozitës që votuan kundër projektligjit të dilnin nga ndërtesa e rrethuar.

Qeveria e Kenias nuk ka bërë asnjë koment për ngjarjen e rëndë ndërsa shërbimi i internetit në vend u ngadalësua dukshëm. Presidenti William Ruto ishte jashtë Nairobit duke marrë pjesë në një konferencë të Bashkimit Afrikan.

Ai pritej të nënshkruante ligjin e financave këtë javë. Por tashmë, Presidenti William Ruto, po përballet me kërkesat e protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Qeveria ka bërë tashmë disa lëshime, duke premtuar heqjen e taksave të reja të propozuara për bukën, vajin e gatimit, pronësinë e makinave dhe transaksionet financiare. Por kjo nuk ka mjaftuar për të kënaqur protestuesit. /a2news/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button