Protesta kundër ministrit të Jashtëm izraelit në Kroaci: “Krimineli i luftës Saar nuk je i mirëpritur”

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar në Kroaci, u prit me protesta për shkak të gjenocidit të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Saar mbërriti në ndërtesën e qeverisë, ku do të pritej nga kryeministri Andrej Plenkoviq gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Një grup që u mblodh para ndërtesës së qeverisë, protestoi kundër krimit të gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe mbajti një banderolë me mbishkrimin “Krimineli i luftës Saar, nuk je i mirëpritur, ndalesa tjetër është Haga”.

Protestuesit kritikuan gjithashtu edhe qeverinë kroate për mbështetjen e Izraelit dhe brohoritën me sloganet “Palestina e lirë”.

Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth ndërtesës së qeverisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button