Protesta e radhës? Berisha: Shumë shpejt! S’ka paqe më! Do t’i shporrim këta kusarë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. Në përfundim të tubimit të sotëm ai tha se shumë shpejt do të ketë një tjetër protestë duke mos dhënë ende një datë.

Gjithashtu kreu i PD, nënvizoi se demokratët treguan vendosmëri dhe se PD nuk do të heqë dorë nga aksioni i saj opozitar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama
“Ajo që bëri Rama ishte akt i shëmtuar, po ajo vetëm rrit vendosmërinë e kryengritësve për të hedhur në lanë atë dhe regjimin e tij. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur, por më madhështore dhe më e fuqishme do jetë ajo që vjen. Nuk ka paqen me Ramën; me Ramën ka vetëm betejë.”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës;

Sot ne fituam një betejë, sot ne zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën tonë, por edhe më madhështore dhe e fuqishme do të jetë ajo vjen.

Shumë shpejt do e njoftojmë. Nuk ka paqe me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë.
Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë atyre qytetarë që u bënë zëri i Shqipërisë, zëri i kombit shqiptar me protestën e tyre.
Le të vazhdojmë ne këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë.
T’i shporrim këta kusarë që nuk kanë ligj, as moral.
Edhe njëherë, mirënjohje ndaj jush, të vazhdojmë betejën.
Fitorja është e jona.
Ishte një demonstratë e shkëlqyer.
Domethënë tejkaloi çdo lloj projekti. Tjetra do jetë edhe më madhështore. Më e shkëlqyer.
Nuk ka paqe më.
Për Edi Ramën ka vetëm atë që meriton dhe shumë shpejt.
Atëherë pra, mirënjohje ndaj jush dhe ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në këtë betejë epike.
Demokratët nuk mposhten kurrë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button