Protesta e fermerëve paralizon Brukselin, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Trafiku në të gjithë kryeqytetin belg, Bruksel, është ndërprerë sot si pasojë e një proteste masive të fermerëve, e cila përkon me zhvillimin e një samiti të Bashkimit Evropian.

Rreth 10 mijë fermerë, që përfaqësojnë mbi 40 grupe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, pritet të mbushin rrugët e qytetit për të denoncuar politikat bujqësore të unionit dhe marrëveshjen e diskutueshme tregtare të BE-së me vendet e Mercosur-it.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga nëntë grupe evropiane agro-ushqimore, përfaqësuesit e sektorit theksojnë se masat mbrojtëse të propozuara në kuadër të kësaj marrëveshjeje tregtare mbeten të pamjaftueshme për të parandaluar çrregullimet e tregut dhe nuk garantojnë një konkurrencë të ndershme për fermerët dhe prodhuesit evropianë.

Si pasojë e protestës, policia lokale u ka bërë thirrje banorëve të Brukselit të shmangin lëvizjet me makinë dhe, kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button