Propozimet përçarëse të Izraelit ngadalësojnë përparimin drejt armëpushimit në Gaza

Përparimi në bisedimet për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit po ngadalësohet, pasi Izraeli ka propozuar zhvendosjen e detyruar të palestinezëve drejt Rafahut, raporton Mohammed Al-Kassim nga TRT World.

Hamas kërkon që Kombet e Bashkuara të marrin nën menaxhim operacionet humanitare dhe të ndihmës, ndërkohë që Izraeli këmbëngul të vazhdojë bashkëpunimin me organizatën e përfolur dhe të kontestuar GHF.

Hamas kërkon tërheqjen e forcave izraelite të okupimit nga Gaza, por sipas raporteve, Izraeli synon të vazhdojë pushtimin mbi më shumë se 40 për qind të territorit.

Izraeli insiston gjithashtu në çarmatosjen e Hamasit dhe në dëbimin në mërgim të udhëheqjes së tij më të lartë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button