Propozim buxheti i plotësuar para deputetëve

 Deputetët në Kuvend sot në kuadër të mbledhjes së 135-të do të diskutojnë për Propozim Buxhetin e plotësuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 – në lexim të dytë

Pas debatit të amandamenteve në shtëpinë ligjvënëse, Qeveria më 18 dhjetor e konstatoi tekstin e Propozim buxhetit të plotësuar. Në të u futën amandamentet e prnauara, pas debateve në komisionet kompetente në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe ndryshime dhe plotësime të nevojshme të Propozim buxhetit të konstatuar fillimisht.

Elementet kyçe të Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024, siç kumtuan nga Qeveria, janë ridizajnimi i politikës buxhetore dhe konsolidimi fiskal.

Gjatë debatit rreth amandamenteve janë pranuar tre amandamente nga gjithsej 272 të parashtruara, një i VMRO-DPMNE-së opozitare dhe LSDM-së në pushtet.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button