Propaganda kundër Alternativës/Sali: Është qëllimkeqe, ka nisur në momentin e emërimit tim si zëvendëskryeministër

  1. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Click plus” në TV21 ka folur edhe për propagandën që po bëhet kundër Alternativës në kuadër të VLEN-it sa i përket kulaçit qeveritar.

 

“ Këto janë më tepër referime, sic e thoni edhe ju. Nga portale të cilat kanë për qëllim nxitje të urrejtjes të konkurrencës së brendshme brenda VLEN-it. Por, nuk kanë ndonjë qëllim të dhënies së mesazhit pozitiv. Se këto pozita deri më tani, a janë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze nga ana e VLEN-it apo jo. Por, kjo i bie sikur brenda një partie politike, kjo degë ka më shumë se dega tjetër. Që gjithsesi ka për qëllim agjendën negative dhe jo për të favorizuar diçka apo për ta ngritur një strukturë politike. E dëgjojmë, e shohim, e lexojmë. Por, nuk ka asnjë efekt brenda VLEN-it. Besoni, kjo propagandë që ka filluar kundër Alternativës, është më tepër e fokusuar në momentin e emërimit tim si zëvendëskryeministër i parë. Për të cilën pozitë e dini publikisht, vet zoti Mexhiti haptasi në paraqitjet publike pat paralajmëruar se zëvendësimi i tij do të jam unë”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button