Prokuroria: Zhan Mitrevi po bën presion ndaj dëshmitarëve dhe diskrediton prokurorin

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka njoftuar se është në përfundim e sipër të paraqitjes së provave në rastin e mashtrimit në klinikës private “Zhan Mitrev” lidhur me hemofiltrimin, raporton Alfax. Prokuroria ankohet se që nga fillimi i procesit gjyqësor, përmes mediave në të cilat klinika paraqitet si reklamuese, ka pasur përpjekje për të ushtruar presion mbi dëshmitarët dhe prokurorin publik me qëllim të diskreditimit të akuzës që mbështetet nga prova të forta.
“Njoftimet e përmendura nuk janë të besueshme, gjegjësisht nuk përputhen me rrjedhën reale të procesit gjyqësor dhe përmbajtjen e deklaratave të dhëna para gjykatës, dhe disa nga dëshmitarët reagojnë se u shkaktojnë ankth dhe i ndjejnë si formë e presioni. Në procedurat në vazhdim që ende nuk kanë përfunduar dhe kur dëshmitarët dhe viktimat janë ende duke u marrë në pyetje, është e rëndësishme që publiku të jetë objektivisht i informuar. Një pjesë e njoftimeve të tilla përmbajnë ofendime të drejtpërdrejta dhe tentativa për diskreditimin e prokurorit publik kompetent, gjë që së bashku me përpjekjet e shumta të mbrojtjes për zvarritjen e procedurës, vetëm tregon për forcën e provave të paraqitura deri më tani në gjykatë”, thonë nga prokuroria, raporton Alfax.
Prokuroria Themelore Publike Shkup është plotësisht e bindur se keqinterpretimi i qëllimshëm i deklaratave të dëshmitarëve dhe presionet e hapura publike në këtë rast nuk do të ndikojnë në rezultatin e procedurës gjyqësore dhe se gjykata do të marrë vendim meritor bazuar në provat e paraqitura. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për të hënën më 8 prill.Alfax.



