Prokuroria Speciale thërret për intervistim Kryeministrin Kurti

Prokuroria Speciale ka ftuar për intervistim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

”Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka njoftuar Kryeziu.

Ai tutje ka shtuar se ”përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025”.

”Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button