Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup

Prokuroria Themelore ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme te ndotësit e ajrit në kryeqytet. Për këtë janë angazhuar Inspektorati Shtetëror Ambientit Jetësor dhe inspektorët komunal nga çdo komunë në Shkup.

Të përfshirë janë Qyteti i Shkupit, MPB dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Të gjitha institucionet janë të obliguar të bëjnë raporte nga kontrollet e kryera dhe t’i dorëzojnë në Prokurori.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, inspektorët duhet të bëjnë mbikëqyrje në instalimet të cilat posedojnë leje ekologjike A dhe B të integruar. Inspektimet do të fokusohen mbi instalimet të cilat gjatë kryerjes së proceseve teknologjike, mund të kontribuojnë në dëmtimin e cilësisë së ajrit dhe në subjektet juridike të cilat për ngrohje shfrytëzojnë mazut apo naftë.

Pas dorëzimit të raporteve, nëse vërtetohen elemente për vepër penale, Prokuroria menjëherë do të ngritë procedura kundër kryerësve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button